Nxjerrja e parave jashtë, Fullani: ”Kontroll të rreptë bankave”
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Kriza ekonomike
Banka e Shqipërisë ka vënë nën mbikëqyrje të rreptë bankat e nivelit të dytë, kryesisht për kalimin e parave të këtyre filialeve tek bankat e tyre mëmë jashtë vendit. Guvernatori i BSH-së, Ardian Fullani ka kërkuar të ndalet rrjedhja e likujditetit , si masë për të parandaluar krizën, që ka përfshirë globin.
Lajmi konfirmohet nga burime të këtij institucioni, sipas të cilës BSH-ja ka intensifikuar kontrollin e bankave në vend. Duke ju referuar të njëjtit burim bëhet me dije se, kjo është bërë me qëllim që të monitorohet nga afër procesi i administrimit të rrezikut dhe mënyrës se si bankat reagojnë ndaj zhvillimeve të reja.
Deklarata e Fullanit
Në kushtet kur efektet e krizës botërore bëhen gjithnjë e më të dukshme, institucioni kryesor bankar në Shqipëri ka marrë disa masa për përballimin e këtij mjedisi në ndryshim. Burime nga BSH-ja bëjnë të ditur se, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë një takimi rajonal për sistemin bankar që u organizua ditët e fundit në Malin e Zi, ndër të tjera ka theksuar se, "duke filluar nga tremujori i fundit i vitit 2008, Banka e Shqipërisë ka forcuar kontaktet dypalëshe dhe shumëpalëshe me përfaqësuesit e bankave, duke iu kërkuar atyre më tepër vigjilencë për shkak të situatës aktuale në tregun botëror". Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar dhe përmirësuar kuadrin e raportimit të bankave, në drejtim të kohës dhe cilësisë së të dhënave, në veçanti lidhur me ekspozimin e tyre ndaj tregjeve financiare (dhe bankave mëmë), detyrimet e tyre (depozitat dhe ekspozimin ndaj linjave të kredisë) ndaj bankave mëmë, si dhe lidhur me zhvillimet në portofolin e tyre të kredisë. Këto të dhëna, tha Fullani, po monitorohen nga afër, ndërkohë që po përmirësojmë analizat stress-test, në drejtim të paraqitjes së supozimeve më konservatore dhe teknike, të cilat mundësojnë kombinimin e skenarëve negativë të mundshëm.
Sektori financiar
Ashtu si dhe në vendet e tjera të rajonit, sektori bankar mbizotëron sistemin financiar edhe në Shqipëri. Duke iu referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, rezulton se aktivet e sektorit bankar llogariten në rreth 95 për qind të totalit të aktiveve të sektorit financiar në Shqipëri ose rreth 80 për qind të PBB-së. Sektori bankar numëron 16 banka me rreth 500 degë, të gjitha private dhe ku mbizotëron kapitali i huaj. Me kalimin e kohës, ky sektor ka rritur numrin e degëve, ka përmirësuar produktet e tij për publikun dhe ka rritur rolin e tij ndërmjetësues. Njëkohësisht, hyrja në Shqipëri e grupeve të mirënjohura bankare evropiane nga Greqia, Austria, Italia dhe Franca është shoqëruar me konsolidimin e industrisë bankare. Ekspertët bankar vërejnë se, treguesit e performancës financiare kanë qenë mjaft të kënaqshëm. Veçanërisht në tre vitet e fundit, sektori bankar ka prezantuar një infrastrukturë moderne për kryerjen e pagesave si dhe produkte, të cilat mundësojnë rritjen e përdorimit të mjeteve elektronike të pagesave dhe të internet banking. Sektori bankar ka qenë një kontribues i rëndësishëm në rritjen ekonomike, duke ruajtur në të njëjtën kohë zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit dhe treguesit e shëndetit financiar. Pavarësisht ecurisë së qëndrueshme gjatë viteve të fundit, Banka e Shqipërisë, bën të ditur se në rolin e saj si autoritet monetar dhe si mbikëqyrësi ekskluziv i sektorit bankar, ka qenë vigjilente në identifikimin e fushave të veprimtarisë bankare, që kërkojnë më tepër vëmendje nga kjo industri.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009