Olldashi: Procesi i numërimit, me ritme të kënaqshme

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, tha dje gjatë një komunikimi me mediat se “procesi i numërimit të votave në qarkun e Fierit po ecën normalisht”.
Olldashi theksoi se “procesi është bllokuar vetëm për disa orë, pasi fiziologjikisht komisionerët kanë pasur të pamundur qëndrimin në krye të detyrës prej 72 orësh, që nga marrja e materialeve si dhe procesin e numërimit”, duke theksuar se numërimi ka rifilluar normalisht që në orën 7.00 të mëngjesit të ditës së djeshme.
Gjithashtu shtoi ai, një problem ka pasur edhe në një KZAZ në qytetin e Lushnjes, problem që është kapërcyer dhe ka rifilluar procesi i numërimit .
“Ne jemi të interesuar –deklaroi Olldashi- që procesi të ecë me ritmet e duhura, pa konfrontime dhe në afatin e caktuar.
...