Edhe ne ishim iranianë
Autori i Lajmit: Augustin Palokaj
Izolimi i intelektualëve, mbyllja e mediave, mohimi i të vërtetës, akuza ndaj të huajve për gjithçka, etiketimi si terrorist nëse ngre dy gishta, rrahje dhe vrasje të protestuesve paqësorë, akuzat për veprimtari armiqësore, mohimi i lirisë dhe demokracisë. Të
gjitha këto janë veti e regjimeve diktatoriale, pa marrë parasysh a e kanë si arsyetim apo frymëzim komunizmin, nacionalizmin, religjionin apo diçka tjetër. Të gjitha këto që sot po i ndien populli krenar, por i vuajtur i Iranit i kanë ndier shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe në ish-Jugosllavi
Thuhet se fjalia e famshme „Ndaleni Reutersin“ ka lindur në Kosovë. Sipas disa gazetarëve dhe politikanëve më të moshuar diku në vitin 1981, kur në Kosovë kishin shpërthyer protestat e studentëve me kërkesën për Kosovën Republikë, lidershipi Komunistë i shtetit të atëhershëm kishte dashur që bota të mos e merr vesh se çfarë po ndodh. Jo vetëm kaq por kishin dashur që jashtë Kosovës po ashtu të mos merret vesh se në Kosovë dikush po ngrihet me kërkesa për ndryshime kushtetuese. Thuhet se një lider Komunistë nga Kosova po bisedonte me udhëheqjen federale në Beograd dhe po e bindte atë se „Në Prishtinë situata është e qetë dhe kurrfarë trazirash nuk ka“. E kur në anën tjetër të telefonit „Autoriteti“ nga Beogradi i kishte thënë se „Por Reutersi po lajmëron se ka trazira dhe përleshje me policinë“ ky nga Prishtina kishte bërtitur „Zaustavite Reuters, Zaustavite Reuters!“ (ndaleni Reutersin, ndaleni Reutersin!).
Secili regjim diktatorial dhe totalitar e ka ditur dhe e di se gjëja e parë që duhet bërë nëse dëshiron ta zgjasë vetes jetën është të mbyll[sh kanalet e informimit dhe komunikimit dhe t i vësh tërësisht nën kontroll. Janë ndaluar librat në mesjetë, janë mbyllur gazetat në shekullin e 19-të dhe janë mbyllur radiostacionet dhe nisur ato që bëjnë propagandë në kohën e nazizmit dhe më vonë edhe të komunizmit. Kështu ka bërë Hitleri, ka bërë edhe Enver Hoxha në Shqipëri kur është dënuar dëgjimi i ndonjë radio stacioni të huaj ndërsa antenat nga Shqipëria në Kosovë i kanë kthyer po ashtu me frikë. Milosheviq së pari i ka mbyllur mediat në Kosovë e pastaj i ka marrë nën kontroll edhe ato në Serbi. Gjatë bombardimeve Milosheviq i ka përzënë nga Kosova gazetarët e huaj.
Të gjitha këto më bien ndërmend kur në rrugët e Brukselit shoh diasporën nga Irani duke protestuar në mbështetje të vëllezërve të tyre që kërkojnë demokraci në Iran. Më bie ndërmend se si para 17 vjetësh në rrugët e Hagës me mija shqiptarë të Kosovës, me foto të fëmijëve të vrarë dhe studentëve të rrahur, protestonin duke u solidarizuar me vëlezërit dhe familjarët në Kosovë që brutalisht rriheshin nga regjimi, sepse kërkonin demokraci, sepse ngrinin dy gishta në shenjë fitore ose sepse donin thjesht të shkonin në shkollë. Ato protesta i filmonin „diplomatët“ Jugosllavë për t i përdorur kundër familjeve të atyre që protestonin. Në Kosovë intelektualët futeshin në izolim. Mediat në shqip mbylleshin ndërsa në to vendoseshin njerëzit e gatshëm të transmetojnë propagandën shtetërore, tashmë serbe.
Kur shoh Iranin e sotëm më kujtohen Kosova dhe Shqipëria. Izolimi i intelektualëve, mbyllja e mediave, mohimi i të vërtetës, akuza nda të huajve për gjithçka, etiketimi si terrorist nëse ngre dy gishta, rrahje dhe vrasje të protestuesve paqësorë, akuzat për veprimtari armiqësore, mohimi i lirisë dhe demokracisë. Të gjitha këto janë veti e regjimeve diktatoriale, pa marrë parasysh e kanë si arsyetim apo frymëzim komunizmin, nacionalizmin, religjionin apo diçka tjetër. Të gjitha këto që sot po i ndien populli krenar, por i vuajtur i Iranit i kanë ndjerë shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe në ish-Jugosllavi.
Kam takuar shumë iranianë në Perëndim, edhe koleg të mi që nuk janë iranianë, por kanë vizituar disa herë këtë shtet. Përshtypja gjithmonë është se është një popull jashtëzakonisht i arsimuar dhe me kapacitet të madh. Por në të njëjtën kohë është popull i shtypur, me të drejta të kufizuara. Është një popull krenar që nuk e pëlqen as ndërhyrjen nga jashtë. Dhe është një popull që duron shumë, por kur durimit i vjen fundi atëherë është i gatshëm të sakrifikohet për vetën. Me miliona njerëz protestojnë rrugëve të qyteteve të Iranit. Regjimi ka arritur ta ndalë jo vetëm Reutersin, por edhe CNN-in dhe BBC-në. Por nuk po arrin ta ndalë popullin e Iranit. Kohërat janë tjera. Janë interneti dhe telefonat mobilë, satelitorë, rrjetet sociale në internet, youtube dhe face book. Mund të thotë regjimi i Iranit se „gjithçka është nën kontroll“ dhe se „viktimat janë terroristë të vrarë në përleshje me policinë“, por foto dhe xhirime nga këto ngjarje arrin të depërtojnë dhe t i shoh bota. Shumica dërmuese e të rinjve që sot protestojnë në Iran janë rritur nën regjimin e vendosur pas Revolucionit Islamist. Ata nuk e kanë jetuar ndonjë regjim tjetër pos atij që ua cakton vajzave si të vishen, ua ndalon çifteve që në rrugë të mbahen dorë për dore, ua ndalon shumë gjëra tjera. Por kjo këtyre të rinjve nuk ua ka pamundësuar që të arsimohen dhe të kuptojnë se si jetohet në pjesë të tjera të botës. Sot thjeshtë izolimi më nuk është i mundur.
Ka edhe një lidhje me Kosovën kjo që po ndodh sot në Iran. Ky regjim, të cilin populli i vet e akuzon për vjedhje të votës së lirë, ky regjim që u ndalon gazetarëve të huaj mbulimin e protestave, ky regjim që ka pak miq jashtë shtetit, kryesisht në Rusi, Serbi, Venezuelë dhe tek Hamasi e Hezbollahu, ky regjim ka deponuar në Hagë argumente ligjore pse Kosova nuk ka të drejtë të jetë shtet i pavarur dhe pse duhet të mbetet „pjesë e Serbisë“. Këtë argument regjimi i Iranit nuk e bën për shkak të respektit që ky regjim ka për drejtësinë ndërkombëtare, por për t u rreshtuar në radhët e shteteve që janë kundër Amerikës e Britanisë (kjo e fundit edhe zyrtarisht nga regjimi i Iranit konsiderohet si shejtan). E Amerika e Britania janë shtetet që kanë meritat më të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kur pushteti fillon të kontrollojë gjithçka atëherë e ka vështirë të heqë dorë nga ky kontroll. Është sikur një sëmundje, të cilën liderët duhet ta shërojnë që në fillim, sepse bëhet e pashërueshme dhe në fund kalon në totalitarizëm e përfundon me diktaturë. E diktaturës, kurdoherë i vjen fundi.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009