E Diel, 1 Nëntor 2026

Quatuor Diotima, katër francezë vijnë në skenën shqiptare

Kuarteti francez i harqeve Quatuor Diotima", do të jetë nesër në mbrëmje në skenën e TKOB. Grupi do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një koncert me muzikë bashkëkohore si dhe pjesë të ndryshme nga muzika klasike dhe romantike e kompozitorëve të njohur botërorë si Hayden, Beethoven, Schuman, Brahms, Dvorak, etj. Quatuor Diotima është krijuar në vitin 1996 prej katër muzikantëve të diplomuar në Konservatorin e Parisit dhe Lionit. Ndërkohë që në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, një ditë më pas do të jenë dy festa në një ditë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare e Muzikës. 21 qershori, historinë e saj e nis nën emrin "Faites de la Musique" dhe në këtë datë u organizuan aktivitete nën temën"bëni muzikë", duke nxitur parizienët të interpretonin muzikë, nëpër rrugët e qytetit të tyre. Fillimisht kjo ditë u përcaktua si një festë me karakter kombëtar për Francën, por pas vitit 1985 u deklarua si festë edhe për Europën. Festimet u përhapën në vitet në vijim edhe në vende të tjera të planetit dhe brenda 15 vjetësh u njoh në rreth 100 vende si Dita Ndërkombëtare e Muzikës. Në kuadër të kësaj dite, por dhe krijimit të një vjetorit të orkestrës Camerata e Tiranës në bashkëpunim me TKOB sjellin për publikun një tjetër koncert emocionues.  Shoqata franko-shqiptare Artema do të festojë në datën 21 qershor, bashkë me të gjithë artdashësit shqiptar, një vjetorin e krijimit të orkestrës Camerata e Tiranës, dhe mbi të gjitha motivin për të cilin bëhet ky koncert, festën e muzikës. Këtë herë, Camerata e Tiranës, vjen me një eksperiencë një vjeçare në festën e muzikës. Shoqata Artema-Shqipëri, duke ndjekur ambiciet e saj për ti dhënë jetë muzikës klasike nëpër skenat shqiptare, pjesë e projektit të shtrirë në kohë, sjellë në këtë program pjesë shumë të njohura dhe meqenëse festa është një traditë evropiane, atëherë dhe programi do të jetë i larmishëm me pjesë si Mozart, Grieg, Tchaikovsky, Bizet, Britten. Në bashkëpunim me Cameratën e Tiranës, në skenën e Teatrit të Operës do të ngjitet dhe këngëtarja e mirënjohur mezzosoprano Vikena Kamenica për të performuar në këtë festë pjesë nga Bizet (Carmen, Habanera, etj). Programi në pjesën e parë do të ketë vepra nga Mozart - Divertimento në Re Maggiore, Grieg - Holberg Suite (1,3,5).Pjesa e dytë do të jetë me vepra nga Çajkovski Suk, A. Dvorak - tre valse, Bizet - Carmen Suite dhe  Seguedille e Habanera dhe Britten Pizzicato. I ftuar special është Jean Michel Ferran dirigjent (Francë).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›