Korçë, aksidentoi për vdekje 85-vjeçarin, arrestohet autori

Policia e Korçës ka vënë në pranga 52-vjeçarin Ilia Bala, pasi ai ka aksidentuar për vdekje një tjetër shtetas.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Gjergj Kastrioti”, të rrethit të Korçës, ku Bala ishte duke drejtuar mjetin me targe KO 8044 A, dhe ka aksidentuar shtetasin 85-vjeçar, Koço Stefanllari, i cili ka pësuar dëmtime fizike dhe më pas ka gjetur vdekjen në spitalin e Korçës.