Kakavijë, mbyllja 8 orë e doganës, fluks në Qafë-Botë

Problemi i krijuar ditën e djeshme për pasagjerët në doganën e Kakavijës, ka bërë që pika e kalimit kufitar të Qafë-Botës të “sulmohet” si pika shpëtuese për emigrantët për të kaluar drejt Greqisë.
Deri në orën 15:00 të së enjtes në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës, kanë kaluar rreth 2 mijë persona dhe rreth 800 makina, ndërkohë që ka pasur ende të tjerë në pritje për të kaluar.
Sipas burimeve nga Qafë-Bota, mësohet se dita e djeshme ka qenë e pazakontë për këtë verë megjithatë nuk është krijuar konfuzion ndërsa ka pasur disa vonesa në përpunimin e qytetarëve në postën greke.