E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, vetëvritet me armë zjarri 82-vjeçari

82-vjeçari Fuat Turani, ka gjetur vdekjen si pasojë e plumbave të marrë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës, në lagjen Nr. 9, ku 82-vjeçari është vetëvrarë me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ai është dërguar në spitalin e Korçës, por ka humbur jetën.
 

Mësohet se në momentin që 82-vjeçari është vetëqëlluar, ka qenë në banesë me bashkëshorten e tij dhe sipas deklarimeve të kësaj të fundit, Turani kishte kohë që ishte i sëmurë dhe përpara disa ditësh, nga pakujdesia ishte rrëzuar nga shkallët e pallatit ku banon, gjë e cila kishte rënduar shëndetin e tij dhe njëkohësisht kjo gjendje shëndetësore kishte ndikuar psikologjikisht tek ky shtetas.
 

Nga ana e policisë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore proceduriale.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›