Kjo hedonistikë e pafre
Nga Flamur BËRDËLLIMA
Nuk dua ti lodh lexuesit e gazetës me prejardhjen dhe kuptimin e fjalës dhe konceptit hedonistikë pasi mendoj se shumica e tyre e dinë që kuptimi i saj rrotullohet rreth kënaqësisë pa kufi që të jep paraja e ardhur nga pushteti. Është infantile dhe shumë e gabuar të mendosh se të gjithë ata që vunë pasuri në Shqipëri janë doemos gangsterë, doemos mafiozë, doemos hajdutë taksash. Njoh me qindra, në mos me mijëra biznesmenë që i kanë nxjerrë rrënjët tokës me vullnetin dhe riskun që kanë marrë përsipër dhe për mua ata janë balli i Shqipërisë dhe shoqërisë ku jetojmë. Ndërkohë, duke iu rikthyer një prej librave më seriozë të politologjisë, siç është Autoritarizëm në tranzicion, të shokut tim të klasës, filozofit të mirënjohur, Përparim Kabo, vë re me dhimbje, se dukuri që ai i ka analizuar në një kontekst kohor të 10 apo 15 vjetëve më parë, janë fuqimisht prezente edhe në këtë prag zgjedhjesh. Duhet kërkuar me qiri për ta gjetur atë shqiptar votues apo jo të tillë, që do të thoshte se: Filan politikan është një idealist i lindur, dhe nuk do të bëhet deputet për tu pasuruar. Ky lloj njeriu duket ekziston vetëm në disa emisione televizive bajate. Edhe më parë, por veçmas këto 18-20 vjet energjia e njeriut të thjeshtë tek ne nuk është harxhuar për ndryshimin dhe zhvillimin civilizues, progresin social përmes institucioneve, por fatkeqësisht është përdorur, më saktë keqpërdorur si energji që i ka shërbyer vullnetit të pushtetmbajtësve. Dhe ky vullnet ka dy fije: paranë (në të gjithë format e saj) dhe shtypjen e mendimit, ndryshe sidomos. Kjo në njëfarë mënyre është kthyer në psikologji. Nuk e ka emrin vetëm Edi ose vetëm Sali. Në mos 100%, shumica e atyre që dhanë dorëheqjen nga listat apo shumica e atyre që kaluan nga një parti tek tjetra, nuk lidhet me faktin se atyre iu qan zemra për popullin. Mos mor Zot, ata vetëm me popullin nuk e kanë. Në një vend tjetër më të emancipuar në linjën e ndërgjegjes qytetare dhe te respektit për veten, kjo psikologji e hedonizmit do të sillte, më së paku një kllapi sociale gjithë tronditëse. Kurse tek ne dalja në ekran apo në miting e kandidatëve të vjetër dhe kandidatëve të rrinj, krijon iluzione dhe entuziazëm naiv. Ju lutem keni pare ndonjë votues apo gazetar votues të bëjë këtë pyetje: Mor zotëri pse do të bëhesh deputet ti? Dhe pse pikërisht ti? Nuk ka të tjerë? Si do të përgjigjej ai mund të më thoni?
Si do përgjigjet një njeri që pushteti i ka dhënë fuqinë e posedimit të shumë bizneseve përmes pasurimit të shpejtë, dhe shpesh të paligjshëm? Mund të ma thoni? Si do përgjigjej ai që është i veshur me shpërthime xhelozie, me kurthe, me intriga. Të gjitha këto më çojnë në botën instiktive të kafshëve por dhe shpendëve, ku një zog i bukur nuk cicërin për të joshur një zog femre. Kjo tashmë është një naivitet adoleshentësh. Ai cicërin për të ruajtur territorin e tij të ushqimit. Si instinkt është njëlloj tek njeriu, në mos më keq. Erich Fromi na ka paralajmëruar se është parimi i zotërimit ai që prodhon ndeshje, antagonizëm dhe tmerr. Kështu që edhe këto sharjet reciproke nëpër mitingje kanë prapa pikërisht raportin midis qënies dhe pasjes. Qënia identifikohet me ne që do hedhim votën. Pasja me ata që do pasurohen, apo do mbrojnë pasuritë e krijuara deri tani përmes mandatit të deputetit. Nuk duhet të kesh brirë për të kuptuar se kjo është hedonistika që nuk i ngjan një sezoni stinor plazhi por një psikologjie që kushedi sa vjet do që të shkulet.
Last Updated on Friday, 12 June 2009 12:28