E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Prokuroria të hetojë privatizimin e OSSH

Faturat e energjise per dhjetorin qe rezultuan nje vjedhje e paster sipas Erjon Braces provojne se vete privatizimi i OSSH-se ishte nje veprim klientelist per te pasuruar qeveritaret. Brace akuzoi pergjegjesit dhe kerkoi hetim nga prokuroria.

“Qytetarët kërkojnë garanci që kjo vjedhje nuk të përsëritet më, ndaj hetimi, gjykimi dhe ndëshkimi i monopolit OSSH dhe zyrtarëve të tij, lidhur me këtë vjedhje është detyrim ligjor dhe moral. Privatizimi i drejtuar nga Ruzhdi Berisha, ka qenë një proces pa asnjë lloj ndikimi në përmirësimin cilësor dhe sasior të shërbimeve ndaj qytetarëve, më së shumti, një proces politik klientelist, në synimet politiko elektorale dhe korruptive të qeverisë në dëm të qytetarëve shqiptarë” tha Brace.

Privatizimet masive qe pritet te ndodhin tha Brace do te pasurojne akoma me shume qeveritaret, per te varferuar akoma me shume qytetaret. Arka e mbetur bosh per shkak te shpenzimeve ne fushaten e 28 qershorit nuk do te mbushet dot tha Brace qe paralajmeroi reagimin e opozites pas 18 marsit.

“Paralajmërimi i sotëm, për të privatizuar gjithçka në të njëjtën mënyrë, të korruptuar e pa dobi për qytetarët, nuk do të mbush arkat e boshatisura të shtetit, por do të mbushë xhepat e paligjshëm të qeveritarëve. Qeveria e Ruzhdi Berishës apo maxhoranca e Ruzhdie Topallit po dëshmojnë se nuk kanë frikë nga populli. Natyrisht që kjo dëshmon se në këtë vend ka mbetur shumë pak demokraci. Ky provokim merr fund pas datës 18 mars” tha Brace.

Dorian Kodra
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›