E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

Ngerci politik ne vend ka bere qe Partia Demokratike te shtyje mbledhjen e Keshillit te kombetar te cilen kryeministri Berisha deklaroi se do te zhvillohej ne mesin e muajit shkurt. Burime nga Partia Demokratike bejne me dije se situata aktuale politike ne vend e njekohesisht edhe angazhimi i mazhorances ne proceset integruese sic eshte pergatitja e pyetjeve te pyetesorit dhe plotesimi i kushteve per liberalizmin e vizave, pritet qe mbledhja Keshillit Kombetar te mos zhvillohet as ne muajin mars.

Sipas statutit te Partise Demokratike, Keshilli Kombetar thirret nga kryetari i parties, ne kete rast kryeministri Sali Berisha ose nga 1/3 e ketij organizmi. Po sipas dokumetit te themeltar te selise blu, nuk eshte percaktuar nje afat per mbledhjen e Keshillit Kombetar, por rregulli e kerkon qe ky organizem duhet te mblidhet te pakten 2 here ne vit.

Me mbarimin e mandatit katervjecar, Keshilli Kombetar i PD-se duhet te mblidhet per te zgjedhur me votim të fshehtë sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët e partise, sekretarët funksionalë, kryetarin e bordit financiar të partisë dhe Komisionin Qendror të Apelimit.

Nje detyre po aq e rendesishme e Keshillit Kombetar eshte edhe zgjedhja ndërmjet anëtarëve te dalë nga Kuvendi, me votim të fshehtë, njëzete e pesë anëtarët e Kryesisë së Partisë, nga një listë ku numri i kanditatëve të mos jetë më pak se 1.5 herë më i madh se numri i vendeve që kërkohen.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›