E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, biznesi i vogël protestë kundër konkurrencës së pandershme

Biznesi i vogël në protestë

Biznesi i vogël në Korçë ka protestuar sot kundër informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.

Subjektet e biznesit të mesëm dhe të vogël në qytetin e Korçës për rreth tre orë kanë mbyllur aktivitetin e tyre në shenjë proteste kundër rritjes së taksave dhe informalitetit duke pezulluar edhe shërbimet për qytetarët.

Ata kërkojnë marrjen e masave nga pushteti vendor dhe qendror, në të kundërt paralajmërojnë me mos-pagimin e taksave dhe dorëzimin e licencës.

Sipas kryetarit të shoqatës Albert Nasto ky është vetëm hapi i parë i protestës, e cila do të përshkallëzohet me mospagimin e detyrimeve deri në dorëzim të licencës. Nëpërmjet kësaj proteste paqësore bizneset i kanë bërë thirrje pushtetit lokal të zbatojë ligje të njëjta për të gjitha subjektet dhe jo ti ndajë ata politikisht.

Në Qarkun e Korçës sipas kryetarit të shoqatës, ushtrojnë aktivitet rreth 6000 biznese,ndërkohë që vetëm 3000 prej tyre janë të licensuar dhe derdhin detyrimet në arkën e pushtetit lokal.

Një vit më parë në Korçë mbyllën aktivitetin e tyre rreth 280 biznese për shkak të falimentimit. /Vepror Hasani/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›