E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, 27-vjeçari hidhet nga kati i 6, humb jetën

Viktimë, foto arkiv

Lezhë një i ri është hedhur nga kati i gjashtë, dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Gurra, ku shtetasi Eli Doda, 27 vjeç, është hedhur nga kati i 6-të i një pallati.

27-vjeçari, Doda, është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Mësohet se 27-vjeçari sapo ishte kthyer nga emigracioni.

Policia bën të ditur se ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar në ndërmarrjen e këtij veprimi, që u pasua me një fund tragjik për të. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. / Lindita Kokaj/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›