E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova merr udhërrëfyesin për lëvizjen e lirë

Bashkimi Europian

Bashkimi Evropian ka miratuar vendimin që Kosovës edhe zyrtarisht ti ofrohet udhërrëfyesi për lëvizjen pa viza.

Pas ambasadorit francez, Jan Francua Fitou, lajmin e ka konfirmuar për KTV-në nga Brukseli, edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se me 14 qershor ne ora 12:00 do të marr zyrtarisht në Bruksel udhërrëfyesin, i cili është instrument para heqjes së vizave edhe për kosovarët si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen.

Zyrtarët e Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë deklaruara së në fund të pranverës Kosova do të marr udhërrëfyesin, që është instrument para heqjes së vizave edhe për Kosovarët, si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen./Fish Media/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›