E Diel, 1 Nëntor 2026

1 në 6 fëmijë në Greqi jeton në varfëri

Fëmijët në Greqi, foto arkiv

Një raport i UNICEF-it tregon se një në gjashtë fëmijë në Greqi jeton në varfëri.

Lajmi bëhet i ditur nga një botim elektronik i gazetës greke Proto thema.

Në këtë raport varfëria e fëmijëve përcaktohet në dy mënyra.

Mënyra e parë është në bazë të kushteve të këqija të jetesës që fëmijët jetojnë, për shembull nuk kanë një vend të qetë për mësim, mjete shkollore në shtëpi, lidhje me internetin etj.

Hulumtimi merr parasysh të dhënat statistikore evropiane për të ardhurat dhe kushtet e jetesës në 29 shtete evropiane.

Në këtë listë Greqia është në vendin e 21-të.

Mënyra e dytë për përcaktimin e varfërisë së fëmijëve, e përdorur nga UNICEF-i, është bazuar në bazë të përqindjes së fëmijëve, të cilët jetojnë në pragun e varfërisë në shtetin përkatës.

Këtu Greqia renditet në vendin e 30-të. /Proto Thema/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›