E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, bllokohen 2 kuintal mallra të skaduar

Inspektoriati i ushqimit në Korçë gjatë ditëve të fundvitit ka rritur kontrollet në subjektet tregtuese dhe prodhuese. Sipas kryeinspektorit Arben Gjata, janë kryer mbi 12 mijë kontrolle, nga këto kontrolle janë bllokuar mbi 2000 kuintal mallra të skaduar pije freskuese, alkoolike, biskota, çokollata etj dhe janë marrë masa ndaj tregtuesve të tyre.Në fund viti,kur edhe abuzimet mund të jenë më evidente, nëpërmjet mediave publike, inspektorati ushqimor Korçë këshillon konsumatorët të jenë të vëmendshëm, të kontrollojnë datat e skadimit, me qëllim që tregtarët e pandërgjegjshëm të mos përfitojnënga konsumi i madh i këtyre ditëve. Veçanërisht tërhiqet vëmendja që produktet që tregtohen në rrugë, si pijet alkoolike artizanale të mos blihen nga konsumatorët, pasi janë të pasigurta. “Është detyrë e policisë bashkiake të intensifikojë punën dhe të parandalojë tregtimin e jashtëligjshëm në rrugët e qytetit”-, ka theksuar Gjata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›