E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendar në SHBA, 12 muaj me Sarah Palin

WASHINGTON – Kush mendonte se Sarah Palin do të zhdukej nga qarkullimi pas humbjes në betejen elektrorale në SHBA do të mbetet i befasuar: një kalendar për vitin 2009 do të bëjë ta keni atë fare pranë për 12 muaj. Jo vetëm kaq. Për momentin kalendari është në vendin e dytë të shitjeve në Amazon.com.

Kalendari mban emrin “Hockey mom”, dhe tregon në kopertinë një Sarah të buzëqeshur me një pushkë mbi supe dhe flamurin amerikan në sfond. Kalendari është realizuar me 50 foto të shkrepura nga Judy Patrick, ish nënkryetare e bashkisë në Wasilla, qytet i Alaskës ku sih kandidatja për zëvendëspresidente ka edhe shtëpinë.

Kalendari kushton 15.95 dollarë, e shfaq Palin në sfonde dhe peisazhe të Alaskës së bashku me anëtarë të ndryshëm të familjes. Por deri tani ende nuk dihet se kujt do ti shkojnë të ardhurat që do të mblidhen nga kalendari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›