E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime për arrestimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së

Reagime të shumta pas arrestimit të 10 ish pjesëtarëve të UÇK-së. Luljeta Nuhiu e shoqja e të arrestuarit thotëpër agjencinë e lajmeve INA se forcat speciale serbe në mënyrë barbare kanë maltretuar bashkëshortin e saj duke ngjallur frik dhe tmerr tek fëmijët.

Bastisja është kryer në ora 5 e 50 të mëngjesit në kërkim të Shemsi Nuhiu, i cili kishte qenë pjestarë i UÇK-së së Kosovës, por ai nuk ka qenë në shtëpi dhe bastisësit kanë keqtrajtuar vëllanë e tiij.

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ka dënuar arrestime e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Halimi ka vlerësuar se aksionet dhe arrestimet e këtilla ndaj shqiptarëve nuk çojnë në stabilizimin e situatës në këtë rajon.

“Ishte absolutisht e panevojshme që në aksionin e arrestimit të marrin pjesë më se 100 pjesëtarë të xhandarmerisë, me bllokim të rrugëve dhe me keqtrajtimin e banorëve”, ka thënë Halimi, sipas të cilit duket se dikujt i duhet që në jug të Serbisë, kohë pas kohe, të ngritet temperatura.

Kreu i FSK-së Sulejman Selimi

Kreu i FSK-në, Sulejam Selimi kërkoi nga kreu shtetëror i Kosovës që të vihen në mbrojtje të ish- pjesëtarëve të UÇK-së të cilët nuk kanë bërë krime por një luftë të pastër. Selimi shprehu keqardhje për arrestimin e ushtarëve të pafajshëm. “Ata nuk kanë bërë krime por kanë luftuar për qytetarët e Kosovës, kanë luftuar që Kosova të jetë shtet. Nuk duhet të lejohet një gjë e tillë që të përdhunohen vlerat e UÇK-së", tha kreu i FSK-së.

Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH)

Partia shqiptare në Maqedoni., Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) në një reagim për mediat thekson se mobilizimi i qarqeve antishqiptare Beograd- Shkup destabilizon Ballkanin.

“Dhuna dhe terrori shtetëror që po aplikon Maqedonia kundër shqiptarëve të Çairit, Haraçinës, Hasanbegut, Kumanovës dhe Likovës nxiti mentorët e tyre në Beograd që të rishfaqin arsenalin e tyre antishqiptarë dhe të mos mbeten prapa shegertëve të tyre të Shkupit. Për të përmbyllur terrorin në këtë pjesë të territoreve lindore dhe verilindore shqiptare, komunat e Preshevës dhe Bujanovcit u vunë nën thundrën e çizmes policore serbe”- thuhet në reagimin e BDSH-së.

Aksioni i MPB-së serbe

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e filloi dje në mëngjes aksionin e arrestimit të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Presheva. Në këtë aksion janë arrestuar 11 persona dhe janë bastisur 17 shtëpi. Në kumtesën e Prokurorisë për krimet e luftës theksohet se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë sipas flet-urdhëresës së prokurorit për krime të luftës, Vlladimir Vukceviq, kanë arrestuar një numër të madh të pjesëtarëve të ashtuquajtur “rupi i Gjilanit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës“.

(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›