Sulmi izraelit në Gaza, të paktën 120 persona mbetën të vdekur
GAZA- Të paktën 120 persona mendohet se kanë humbur jetën nga sulmi izraelit në Gaza dhe më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të dhënat jepen nga agjensi të ndryshme, ndonëse ende nuk kanë deklaratë zyrtare për shifrën e saktë të të humburve apo të personave të lënduar.
Izraeli hodhi në të nëjtën kohë mbi gjithë pjesën e Rripit të Gazës më shumë se 20 raketa. Qendër e sulimit ishte baza militare e Hamasit.
Dëshmitarë okularë kanë treguar se raketat ishin drejtuar për të goditur postën e policisë. Shpërthimi i tyre shkaktoi panik të madh tek njerëzit, ndërkohë që dëmet nëpër rrugë janë shumë të dukshme.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, të Hamasi në Gaza, të paktën 120 personave kanë mbetur të vdekur nga sulmi.
Zëdhënësi i policisë ka shtuar se dëmet më të mëdha janë në lagjen kryesore, aty ku është edhe posta e policisë. Sulmi izraelit erdhi si përgjigje nga disa sulme të bëra kohë më parë në jug të Izraelit.
Nga sulmi në postën e policisë mbeti i vdekur edhe shefi i saj, Taëfiq Jabber. Këtë fakt e ka bërë të ditur një radio në Hamas.