E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçe, bllokohen investimet

Edhe pse Shoqata E Ndërtuesve pak dite me pare iu beri thirrje KRRT-ve te distancohen nga debatet politike për ti hapur rruge miratimit te projekteve, situata ne këto këshilla mbetet e bllokuar. Mbledhja e pare e KRRT se qytetit te Korçës ka dështuar pasi shumica e përberë nga e djathta ka bojkotuar. Kryetari i Bashkisem Niko Peleshi, fajëson mazhorancen për bllokimin e dhjetëra lejeve te ndërtimit. Pasi plani për sheshin e Korçes ka mbetur i bllokuar për shkak te debateve politike, tani edhe dhjetëra leje ndërtimi do te mbeten pezull. Sipas kreut te Bashkise se Korçës ky pezullim do te jete pa afat dhe sipas te gjitha gjasave kjo situate, jo vetëm për Korçën, do te zhbllokohet vetëm pas zgjedhjeve lokale te 8 majit.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?4NJsrMqfzJg","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›