E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtaret e Shkodres kundër kasave

200 subjekte te tregut te Zdrales ne Shkodër kundërshtojnë vendosjen e kasave fiskale. Ata deklarojnë se te ardhurat e tyre ne këtë treg te hapur janë mjaft te pakta krahasuar me bizneset e tjera. Tregtaret thonë se e kane te pamundur blerjen e kasave, një kosto qe sipas tyre do te rrënonte edhe me tej punën e tyre, ndërkohë qe nuk kane besim te ndonjë rimbursim i mundshëm. Ndryshe nga bizneset e tjera, tregtaret e Zdrales punojnë me ore te reduktuara, pasi sipas tyre, tregu ku ata janë vendosur është ne kushte te këqija dhe pa aneje investim nga Bashkia. Por pavarësisht kundërshtimeve te bizneseve për kasat fiskale, pas 31 dhjetorit te 2010 afati i fundit për vendosjen e tyre, tatimoret po ndërmarrin aksione ne te gjithë vendin për ndëshkimin e subjekteve qe nuk zbatojnë ligjin.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?CBPfEy1vGCE","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›