Shpallen fituesit e e xhamisë se Tiranes

Konkursi i hapur ndërkombëtar, për projektimin e xhamisë dhe muzeut për bashkëjetesën fetare, qe do te ndërtohet ne qendër te Tiranes, ka përzgjedhur 5 studiot fituese nga 100 qe ishin ne gare, ne fazën e dyte te përzgjedhjes. Komisioni i përberë nga anëtarë me arkitekte te huaj e shqiptarë bashkë me komunitetin mysliman e Bashkine, kane shpallur fitues arkitekten me origjine nga bota myslimane ?Zahadit? , e cila njihet për punën e saj. Fituesi i dyte vjen nga Danimarka dhe studio mban emrin ?Big? , projekti i trete i është besuar studios qe është shpallur fituese për qendrën e Tiranes, ndërsa dy te tjerat janë studioja spanjolle ?Andres Rea Ortega? dhe ajo nga Holanda ?Serç?. Kryetari i Bashkise Edi Rama tha se fituesi mes tyre do te shpallet nga një juri ndërkombëtare dhe për këtë projekt interesimi ka qene maksimal nga shume studio botërore. Pas kësaj përzgjedhje, studiot do të fillojnë nga puna për fazën e tretë ku do të paraqitet projekt ideja nga do të cilat do të zgjidhet projekti fitues.
Shpërndaje