Korçë, bora krijon probleme në qarkullim
Drejtori i Drejtorisë së Mirëmbajtjes të Rrugëve Nacionale, Korçë, Kreshnik Zgjani, tha se "në Qafë-Thanë, Qafë-Plloçë, Qafën e Qarrit dhe Kapshticë deri në orën 12.00 ka rënë rreth 20 cm dëborë". Sipas tij, mjetet borëpastruese po punojnë në të gjitha këto segmente rrugore për pastrimin e dëborës, por gjithsesi qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë."Vështirësitë në qarkullimin rrugor do të shtohen, nëse reshjet vazhdojnë me këtë intensitet" u shpreh Zgjani, duke sqaruar, se "intensiteti i lartë i reshjeve shkakton shtresa të reja dëbore në rrugë menjëherë sapo ato pastohen". Ndërkohë, deri në orën 12:00 sot brenda në qytet dëbora ka krijuar një shtresë rreth 5 cm.