Përfundon faza e parë e emetimit të Euroboneve
15 banka prestigjoze ndërkombëtare me aktivitet të zgjeruar në tregun e kapitaleve kanë paraqitur ofertat e tyre, të cilat do të vlerësohen nga Ministria e Financave, për të short-listuar 4-5 ofertat më të mira, të cilat do të vazhdojnë më tej konkurrimin. Procesi i emetimit të eurobonos sëe parë të Shqipërisë, si procesi më i rendësishëm ndonjëherë i operacioneve të huamarrjes publike të Shqipërisë, startoi ne fillim te Janarit me publikimin e Kerkesave per Oferte nga Ministria e Financave.Insitucionet konkurruese paten afat deri ne daten 5 Shkurt per te sjelle ofertat e tyre. Interesi i tregut per te menaxhuar Eurobonon rezultoi të ishte masiv, cka eshte e dukshme edhe nga numri shume i larte i ofertave te paraqitura. Eurobonoja do të emetohet për një vlerë prej 300-350 milionë eurosh, rreth 200 milionë prej të cilave do të shkojnë për shlyerjen e kredisë sindikale, dhe pjesa tjetër për të financuar nevojat e buxhetit.