E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr për një femër, plagoset romi

Fier

Një 31-vjeçar është plagosur rëndë me thikë mesditën e djeshme gjatë një sherri për motive të dobëta. Policia e Fierit sqaroi se dy personat e përfshirë në sherrin me thika i përkasin komunitetit rom dhe se shkak për konfliktin ka qenë një femër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.30 në qendër të fshatit Levan, komuna me të njëjtën emër. I plagosuri është 31-vjeçari Sokol Mërtyri, lindur dhe banues në Fier. Mërtyri ka qenë në një lokal në Levan duke pirë bashkë me 34-vjeçarin Dritan Mersini, banor i lagjes “1 Maj” të Levanit. Në pije e sipër ka plasur debati për një femër, i cili ka degjeneruar në përleshje me thika. 31-vjeçari është qëlluar 3 herë me thikë nga shoku i tavolinës, i cili është larguan nga vendi i ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim 34-vjeçarin Dritan Mersini.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›