E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita kundër deklaratës së komisionerit Fule

Perfaqesuesit e opozites kundershtuan deklaraten e komisionerit europian Stefan Fule sipas se ciles Edi Rama mban pergjegjesi personale per shendetin e grevisteve. Paskal Milo dhe Arta Dade ne “Studio e Hapur” ne Alsat e cilesuan te papranueshme kete deklarate.

• Greva, Fule: Rama, përgjegjësi personale

“Unë nuk jam absolutisht dakort dhe habitem se si një komisioner europian që quhet Fule të mund të zhvishet edhe nga kostumi diplomatik formal dhe të lëshojë një deklaratë të tillë. është e palejueshme” tha kreu i PDS, Milo.

“Unë jam dakort me atë që konstatoi zoti Milo, por veç faktit që nuk u kalua deklarata dhe është hera e parë që nuk kalon deklarata në përfundim të bisedimeve, ka tërhequr vëmendjen dhe ka bërë përgjegjës klasën politike shqiptare për krizën” tha deputetja socialiste, Dade.

“Nuk kemi pse shqetësohemi për deklaratën e komisionerit Fule sepse është shumë njerëzore, madje I takon ta vërë në dukje këtë shqetësim sepse përgjegjësia nuk është vetëm personale. Në qoftë se atje vdes njeri përgjegjësia është edhe penale” tha Spartak Braho, i LSI.

Madje sipas deputetes socialiste edhe raporti i OSBE-ODHIR per zgjedhjet e 28 qershorit u manipulua. “Vetë raporti i OSBE/ODIHR-it. Në mjaft momente është tejet kontradiktor sepse kemi të bëjmë me një manipulim edhe të vetë atyre që e shkruajtën këtë raport. Njerëzit që i kanë dhënë dorën përfundimtare, dhe unë nuk bëj asnjë gabim nëse përmend emra, zoti Gosruk” tha Dade.

Ne “Studio e hapur” u debatua per greven e urise se opozites, por dhe per pershkallezimin e metejshem te protestave.

Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 05 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›