Kapet pas shtatë vjetësh vrasësi
Autori i një vrasjeje është kapur në shtëpinë e tij, në lagjen Kombinat të Tiranës, pas plot 7 vjetësh në kërkim policor. Shërbimet e sektorit kundër operacioneve speciale dhe kërkimit Durrës mbyllën me sukses operacionin për kapjen e një personi të kërkuar për veprën penale të vrasjes me dashje. Fran Margjini, 51 vjeç, lindur në Derjan të Burrelit dhe banues në Kombinat, është dënuar nga gjykatat e Faktit dhe Apelit me 15 vjet heqje lirie, përkatësisht në vitet 2006 dhe 2009 për vrasjen e ndodhur më 30 janar të vitit 2003 në fshatin Hamallaj të Durrësit. Si pasojë e një konflikti të nisur për motive të dobëta, pas parakalimit në krah të kundërt me automjet dhe marrjes së pasagjerëve, mbeti i vrarë shtetasi Zef Përkeqi. Lidhur me këtë ngjarje, përveç shtetasit Fran Margjini, janë dënuar me nga 10 vjet heqje lirie secili edhe shtetasit Kastriot Baçuku dhe Dritan Baçuku.
#