Korce denoncon gruan ne polici Me vodhi 30 mije euro
71-vjecari emigrant ne Itali ka kerkuar te investoje parate e fituara nga emigracioni por ka rene nen pre e mashtrimit nga bashkeshortja
Mire qe i ka marre peng kursimet e jetes se tij ne emigracion por nuk pranon as ta takoje me megjithese vazhdojne te jene burre e grua me njeri-tjetrin. Rastet e deformimit te familjes te prishjes se ekuilibrave dhe komunikimit brenda saj dhe thyerjet e besimit deri ne shperberjen plotesisht te familjes ne shoqerine shqiptare jane shtuar se tepermi kohet e fundit. Burri ka denoncuar gruan per vjedhje me ane te mashtrimit pasditen e djeshme ne qytetin e Korces. 71-vjecari S. M. ka trokitur mengjesin e djeshem ne komisariatin e Korces dhe ka kerkuar arrestimin e gruas se vet me pretendimin se ajo nuk i kthen parate qe i ka marre me ane te mashtrimit. Sipas 71-vjecarit bashkeshortja 58-vjecare i ka vjedhur te gjitha kursimet e punes se vet ne emigrim dhe tani nuk pranon ti ktheje asnje qindarke nderkohe qe 71-vjecari ishte kthyer ne Shqiperi me mendimin per ti investuar diku kursimet e mbledhura. ky eshte rasti i dyte qe perseritet ne Qarkun e Korces. Vetem nje muaj me pare ne 6 tetor motra denoncoi vellain dhe nusen se i vodhen 150 mije euro nga figuracioni i jetes i djalit te vdekur. Pasi i nipi pesoi aksident dhe humbi jeten vellai i premtoi se motres se do te merrej ai me dokumentet e siguracionit te jetes. Por pas 5 vjetesh e motra ka zbuluar se eshte mashtruar per ti zhvatur parate. Paraditen e djeshme 53-vjecari dhe bashkeshortja e tij jane denoncuar per mashtrim nga e motra e cila i akuzon per vjedhjen e nje shume prej 150 mije eurosh. Kjo shume parash ka te bejne me siguracionin e jetes se djalit te 59-vjecares i vdekur ne vitin 2006. Rasti i mashtrimit brenda familjes eshte regjistruar ne qytetin e Pogradecit. Policia ben me dije se ka nisur edhe ndjekja penale ne gjendje te lire ndaj 53-vjecarit Safet Rapce dhe bashkeshortes se tij M. Rapce 52 vjece.
Skema e vjedhjes
Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Korces dhe protagoniste e saj eshte 58-vjecarja me inicialet Dh. K banuese ne lagjen numer 4 te ketij qyteti. Burri i saj 71-vjecar me inicialet S. M. i cili banon ne Itali akuzon gruan e ligjshme per grabitjen e 30 mije eurove me ane te mashtrimit. Ne padine qe ka bere S. M. deklaron se shuma e parave i eshte dhene gruas me mirebesim. Por prej disa kohesh bashkeshortja nuk i kthen me asnje qindarke nga 30 mije eurot. Nderkohe ne padi burri pretendon se gruaja i shmanget dhe nuk pranon me ta takoje duke iu fshehur perballjes. Diten e djeshme filloi procedimi penal ne gjendje te lire ne ngarkim te shtetases Dh. K. 58 vjece banuese ne lagjen nr. 4 te qytetit te Korces pasi nje dite me pare ka bere kallezim bashkeshorti i saj shtetasi S. M. 71 vjec me arsim 8 klase banues ne Milano Itali ku ngre pretendimin se bashkeshortja e tij me ane te mashtrimit ne vitin 2010 i ka marre shumen prej 30 000 eurosh dhe nuk pranon tia ktheje me duke iu shmangur dhe fshehur ketij te fundit. Mbi 58-vjecaren rendon vepra penale Mashtrim. Materialet per kete rast do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per veprime te metejshme.