Shkoder Kapet me droge pranga 47-vjecarit
Nje 47-vjecar ka rene ne prangat e policise se Shkodres pasi eshte kapur ne flagrance me droge ndersa po kalonte ne piken kufitare te Muriqanit per te shkuar drejt Malit te Zi. 47-vjecari Ndre Gjeci nga qyteti i Durresit u kap tek po kalonte piken kufitare te Muriqanit pasi gjate kontrollit iu gjet nje qese me lende narkotike e llojit kokaine ndersa ne banesen e tij ne Durres iu sekuestruan gjithsej 6 kg e 134 gr. marijuane. Policia e Shkodres beri me dije se arrestimi i Ndre Gjecit lindur ne fshatin Geziq te rrethit Mirdite dhe banues ne lagjen nr. 13 te qytetit te Durresit u krye mbreme ne Piken e Kontrollit Kufitar Muriqan ne dalje nga Shqiperia ne drejtim te Malit te Zi. 47-vjecari po udhetonte me mjetin e tij Benz-Mercedez C klas me targe DR 0899 F dhe kishte si destinacion Italine. Gjate kontrollit kufitar ne portofol iu gjet nje qese plastike transparente ne te cilen kishte 6 gram kokaine. Pas kapjes se tij policia e qytetit ne bashkepunim me ate te Durresit ushtruan kontroll ne banesen e Gjecit ne Durres ku gjeten 10 pako te mbeshtjella me qese plastike me material bimor ne gjendje te thare marijuane qe peshonte gjithsej 6 kg e 134 grame. Ndre Gjeci u arrestua me akuzen e prodhimit shitjes dhe trafikimit te lendeve narkotike.