Presidenti: Në ‘97, PS më nxori çnjerëzisht nga shtëpia
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka një moment të vështirë në jetën e tij, që nis me kryengritjen e ish-skënderbegasve në vitin 1991, në tentativë për të rikthyer bustin e diktatorit. Bashkë me një grup pedagogësh, Bujar Nishani në atë kohë iu kundërvu vullnetarëve enveristë, por për këtë ai u ndëshkua në vitin e vështirë të ‘97-ës. Presidenti Nishani, tregon në “Arena” çastin kur pushtetarët socialistë e nxorën në mënyrë çnjerëzore nga banesa, bashkë me bashkëshorten dhe djalin vetëm 2 vjeç. Gjatë intervistës, Nishani flet edhe për momente të tjera të jetës, ndërsa tregon arsyen se pse përmes mustaqeve kërkon t’i ngjajë gjyshit nga nëna, me të cilin pati një lidhje të fortë. Kreu i ri i shtetit nuk heziton të japë mendim për të gjithë presidentët e Shqipërisë, që nga Ahmet Zogu e deri tek Moisiu, ndërkohë që për Bamir Topin thotë se do të flasë pasi të mbyllë mandatin.
Z. President. Cilat janë arsyet që mbani mustaqet
Në fakt, mbajtja e mustaqeve është për shkak të një dëshire për të pasur një ngjashmëri me tim gjysh, me babain e nënës, i cili ka pasur dhe ka lënë një ndikim dhe mbresa shumë të mëdha në jetën time, për disa arsye, më së shumti familjare. Ai ka qenë një personash shumë aktiv në mbretërinë e Zogut, si fillim në kavalerinë e tij e më pas i angazhuar në Luftën Nacional-Çlirimtare, nga fillimi deri në fund. Ai ka qenë një personazh me një miqësi shumë të madhe dhe një shoqëri shumë të gjerë, me një karakter shumë të fortë dhe që fatkeqësisht humbi djalin e vetëm. Ai ishte maturant në atë kohë në shkollën “Skëndërbej” dhe ka qenë kampion boksi në Shqipëri.
Sot që jeni President i Republikës, ka ndonjë mësues që ju e kujtoni dhe që ka ndikuar shumë tek formimi juaj?
Pa dyshim. Nëse do ta nisnim nga shkolla e mesme, në atë kohë “Skëndërbej” ka qenë ndër gjimnazet më të forta të Tiranës dhe ka pasur mësueses të përgatitur. Le ta nisim nga mësuesja kujdestare, e cila ka qenë Gjeraqina Spahiu, një emër i fortë i matematikës. Gjithashtu, edhe për shkak të pasionit që unë kisha për fizikën dhe astronominë, mund të kujtoj profesor Skënder Shkupin, apo Jorgji Koten në vizatimin teknik.
A ju ka dhënë mësim mamaja e z.Damian Gjiknuri?
Zj.Liri ka qenë gjithashtu mësuese e matematikës, por jo në klasën time. E kam njohur dhe ka qenë një zonjë e vërtetë, shumë e respektuar dhe e aftë profesionalisht.
A mund të na shpjegoni, pasi si në media ashtu edhe në rrjetin social Facebook, përmendet momenti i incidentit në Shkollën e Bashkuar dhe thuhet se ju keni qenë aty?
Në atë kohë unë kam qenë pedagog, pasi jam diplomuar në vitin 1988 dhe menjëherë pas diplomimit, në shtator kam filluar punën si pedagog në Katedrën e Taktikës. Në ato ngjarje kam qenë vërtet atje, por në kundërvënie të atyre që kërkonin të rikthenin bustin e Enver Hoxhës. Kemi qenë në minorancë, bashkë me një grup kolegësh dhe studentësh të tjerë.
A mund të përmendni ndonjë student apo koleg që ka qenë me ju?
Patjetër. Mund të përmend z. Andrea Çuko, i cili ka qenë një nga pedagogët që ka inkurajuar lëvizjet demokratike, z. Hysen Arapi, i cili ka qenë gjithashtu në këtë lëvizje shumë inkurajuese për studentët. Nga studentët e mi që kanë qenë të përfshirë, mund të përmend Gjirosh Prendin, i cili është drejtues sot në Policinë e Shtetit. Ka pasur edhe mjaft të tjerë si Ilir Metaliaj, apo Vajdin Lame, i cili sot nuk jeton më. Në atë kohë unë kam pasur një situatë të vështirë psikologjike, madje mund të them nga më të vështirat e jetës sime, sepse për shkak të qëndrimit tim, mjaft kolegë të mitë u distancuan dhe nuk uleshin as të pinin një kafe me mua. Atëherë isha beqar dhe jetoja në godinën e pedagogëve që ishin beqarë në akademinë ushtarake, dhe sa herë kthehesha pas orëve të mësimit në dhomën time, e gjeja gardërobën të shqyer dhe të gjitha rrobat e mia të kontrolluara. Gjithashtu mund të përmend edhe një moment tjetër. Kushtet në atë kohë nuk kanë qenë fort të mira për ne dhe nuk ka pasur veshje të shtrenjta, ndaj dhe unë kam pasur një xhup, copë parashutë dhe kishte qëlluar të ishte ngjyrë bojëqielli. Me atë xhup unë dilja pasditeve dhe për shkak se kishte këtë ngjyrë më akuzonin sikur unë doja të provokoja të tjerë ndaj e vishja këtë xhup blu. Këto kanë qenë arsyet përse u pozicionova në mënyrë të hapur, të cilat në fakt ishin dhe ato që më “ndëshkuan” në vitin 1997 kur u rikthye në pushtet PS-ja, fatkeqësisht në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes ku unë punoja. Në atë kohë, sapo isha kthyer nga specializimi nga SHBA-të dhe isha ndër shqiptarët e parë që shkoja në një prej shkollave më të mira pasuniversitare, në Monterej të Kalifornisë. Ka qenë qëndrimi im dhe sjellja në vitet ’90-të që bënë që, ata që kishin qenë drejtues të asaj kohe më larguan jo vetëm nga puna, por bashkë me familjen time jam nxjerrë në mënyrë jonjerëzore nga objekti ku unë rrija me qira, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, pranë Ministrisë së Jashtme.
Jetoje me prindërit?
Jo, jetoja me bashkëshorten dhe me djalin e vogël 2-vjeçar, dhe kjo ka qenë një ndër momentet më të vështira.
Ku shkuat më pas?
U akomodova në një shtëpi tiranase.
Në një nga komentet që qarkullojnë në shtyp, bëhet dhe një aludim se, zj.Topalli mund të ushtrojë detyrën e Presidentit nëse ju do keni nevojë për trajtim mjekësor?
Unë nuk kam nevojë për trajtim mjekësor, pasi kam pasur një dinamikë shumë të madhe pune në pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, dhe kam përballuar situata shumë të vështira, ndaj jam i sigurt që dhe në pozicionin aktual të kreut të shtetit nuk do të më pengojë ta ushtroj detyrën në mënyrën më dinjitoze.
Megjithatë, akuza me e rëndë politike është se ju nuk krijoni probleme me shefin tuaj, z. Sali Berisha. Besoj i keni lexuar këto akuza?
Natyrisht, unë e ndjek median, jo vetëm tani por gjithmonë e kam ndjekur me shumë vëmendje. Unë besoj që është një atribut pozitiv i çdo personi të përfshirë në politikë dhe në punët publike të mos krijojë konflikte me askënd, pasi nuk besoj se është aftësi të krijosh konflikte, por të mos i krijosh ato. Flas në gjykimin tim dhe mund të jem unë i gabuar, por ky është formimi dhe perceptimi im dhe unë nuk krijoj konflikte as me kryeministrin, as me deputetët e mazhorancës apo të opozitës. Unë kam një detyrë: Të përmbush me dinjitet detyrimet e mia kushtetuese.
Z. President, do të doja të bënit një koment për të gjithë paraardhësit tuaj presidentë, duke nisur nga Ahmet Zogu.
Tashmë, jo vetëm nga qytetarët shqiptarë por edhe nga historia, ai është konfirmuar si një burrë shteti.
Po për Omer Nishanin, cili është komenti juaj?
Me aq sa kemi pasur mundësi të mësojmë edhe nga opinioni, ai ende mbetet një figurë paksa enigmatike në aktivitetin e tij, por ka qenë një personazh intelektual dhe kjo ndoshta ka qenë edhe arsyeja pse ai u eliminua nga diktatura.
Po për Presidentin Haxhi Lleshi?
Natyrisht që është pjesa më dogmatike e periudhës më të hidhur të historisë së Shqipërisë.
Mendimi juaj për Ramiz Alinë...
Besoj që është trashëgimtari i fundit i diktaturës, i cili ka përgjegjësitë e tij të mëdha për të gjitha vuajtjet që ka pasur Shqipëria gjatë periudhës së diktaturës.
A keni pasur mundësi ta takoni?
Jo, asnjëherë.
Po për z. Berisha?
Është jo korrekte që të bësh komente të tilla për një personalitet si z. Berisha, i cili është në kulmin e aktivitetit të tij ende.
Megjithatë, për periudhën e tij në presidencë mund të bëni një koment?
Jo vetëm që është Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, por ai ka ditur të përballojë me dinjitetin e një shtetari vështirësitë më të mëdha të një vendi, në aspektet politike, ekonomike, sociale dhe shoqërore, që vështirë se një person mund t’u gjente zgjidhje në ato momente.
A është ai përgjegjës për ’97-ën?
Ngjarjet e ’97-ës janë një çështje shumë e komplikuar, që lidhen me një rebelim ndaj shtetit.
Komenti juaj lidhur me Presidentin Rexhep Mejdani, cili është?
Z.Mejdani ka krijuar një nga figurat më të respektuara në kohën e presidencës në Shqipëri. Ka qenë një personalitet i botës akademike, por që diti ta artikulojë atë mençuri të akademizmit në politikë.
Po për z. Moisiu, i cili është ushtaraku i dytë në presidencë?
Z. Moisiu ka manifestuar të gjitha përpjekjet e tij për të qenë i ekuilibruar në ushtrimin e detyrës.
Një koment për paraardhësin tuaj, z.Topi?
Këtë do ta them pasi të marr detyrën nga z. Topi, pasi ai është ende Presidenti ynë i Republikës.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)