Librazhd, makina del nga rruga, dy të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar mëngjesin e sotëm në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në Përrenjas, ku një automjet me targa AA 187 DJ ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Sokol Çela 30 vjeç dhe pasagjeri Indrit Hysa 28-vjeç. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e qytetit të Elbasanit për mjekim. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.