E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, ekspertiza e të miturave: Nuk është abuzuar seksualisht

Ekspertiza mjeko-ligjore e kryer ndaj dy vajzave të mitura në Korçë, ka nxjerrë se mbi të to nuk është abuzuar seksualisht. Sipas ekspertizës, mbi vajzat janë kryer vetëm veprime të turpshme. Ka qënë nëna e vajzave, ajo e cila e ka denoncuar në polici ngjarjen.

Sipas policisë, nëna 26-vjeçare me inicialet J.Z ka denoncuar kunatin e saj Mikel. Z 34 vjeç se ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e mitura të saj. Sipas nënës, vajzat ankoheshin përherë se kishin dhimbje dhe kanë pasur edhe shenja në trup ndërsa ka shtuar se është ankuar edhe tek bashkëshorti, por nuk ka gjetur mbështetje tek ky i fundit.

Më tej nëna ka rrëfyer në polici se nuk e përballonte dot më këtë gjendje dhe është larguar nga shtëpia së bashku me vajzat e saj. Menjëherë pas marrjes së denoncimit policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit ndërkohë që ka nisur hetimet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›