E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret në kryeministri ekipin e “Milan”-it

Kryeministri shqiptar ka pritur sot në ambientet e kryeministrisë një përfaqësi të ekipit të futbollit italian “Milan”. “Një festë te vërtetë për Shqipërinë”, e ka cilësuar kryeministri praninë e ekipit në vendin tonë. 

TIRANË - Kryeministri Berisha ka pritur sot në ambientet e kryeministrisë një përfaqësi të ekipit të futbollit italian “Milan”, i ndodhur në Shqipëri në kuadër të ndeshjes miqësore me ekipin e Tiranës. “Një festë te vërtetë për Shqipërinë”, e ka cilësuar kryeministri ardhjen e Ekipit të “Milan”-it në vendin tonë, duke përgëzuar përfaqësuesit e Klubit Sportiv “Milan” për fisnikërinë që po tregojnë përmes këtij projekti, fondet e të cilit do të shkojnë për krijimin e disa bibliotekave dhe në ndihmë të të rinjve shqiptarë.
Gjatë takimit, përshëndeti dhe zëvendëspresidenti dhe Administrator i Përgjithshëm i Klubit Sportiv “Milan”, Adriano Galiani, i cili u shpreh se ekipi i Milanit pranoi me shumë kënaqësi ftesën për të ardhur në Shqipëri, ndër ta, ylli i futbollit Shevçenko erdhi enkas nga Londra për këtë ndeshje. Në radhët e përfaqësisë së Klubit Sportiv “Milan” merrnin pjesë edhe yjet legjendarë të futbollit italian, Franco Baresi, Andrea Pirlo, etj.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›