Korçë, furgoni përplaset me makinën, s`ka të lënduar

Një furgon me pasagjerë është përplasur paraditen e sotme në një automjet por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku një automjet ka parakaluar gabimisht dhe për pasojë është përplasur me një furgon me pasagjerë.
Mësohet se si pasojë e aksidentit të dy automjetet kanë pësuar dëme të shumta material.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.