E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, plagoset me armë ish-kryeplaku i komunës Milot

Plagoset me armë zjarri ish-kryeplaku i komunës Milot në  rrethin e Kurbinit.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në tregun e Milotit ku shtetasi Moisi Pjetri ka qëlluar me armë Pjetër Preçi për motive pronësie.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ka arritur më pas të arrestojë edhe autorin e plagosjes, shtetasin Moisi Pjetri ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›