E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, theu masën e sigurisë, ndalohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar është ndaluar nga policia e Srandës pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” e dhënë nga gjykata e qytetit bregdetar.
 

Aristo Çipa është kapur nga policia në një lokal të qytetit pasi është konfliktuar me dy vëllezër për motive pronësi.
 

Sipas policisë Çipa ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie duke dalë nga shtëpia, masë kjo e dhënë nga gjykata në muajin prill me akuzën për plagosje me dashje dhe shkatërrin prone.
 

Ndërkohë sipas policisë tashmë mbi 42-vjeçarin tani rëndon edhe akuza e braktisjes së vendit të vuajtjes së dënimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›