E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet i djegur roja i karburantit, dyshohet nga korrenti

>Gjendet i vdekur një roje karburanti me djegie të shumta në trup. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj vdekjeje misterioze, ndërkohë që kufoma është gjetur nga disa udhëtarë që kërkon të furnizoheshin me karburant. Ngjarja ka ndodhur në superstradën Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Plasë, aty ku gjendet dhe karburanti në të cilin punonte viktima 60 vjeçare. Sipas të dhënave paraprake të policisë lokale mësohet se gjetja e viktimës ka ndodhur rreth orës 9:30 të mëngjesit djeshëm. Nuri Muça, 60 vjeç, i cili punonte si roje në pikën e karburantit në fshatin Plasë, është gjetur i vdekur nga disa persona që kanë ndalur aty për tu furnizuar me karburant. Të tmerruar nga trupi i pajetë i të moshuarit, ata kanë njoftuar me urgjencë policinë e Korçës, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar dhe të vërtetën e kësaj vdekjeje. Sipas kësaj të fundit, viktima ka pasur djegie të shumta të lëkurës në trup, të cilat nisin në dorën e majtë dhe për të vazhduar shumë më të thella më tej në gjoks. Dyshohet që Nuri Muça, banor i fshatit Zëmblak në rrethin e Korçës, nga përdorimi i pakujdesshëm i disa pajisjeve elektrike të ketë shkaktuar dhe vdekjen e tij. Ndonëse ai nuk ka pasur ndonjë ngrohës në punë, kanë qenë disa aparatura të tjera të cilat kanë qenë të forta, duke i shkaktuar dhe djegie të një shkalle të lartë të lëkurës, ndërsa ka mbetur i vdekur në vend. Ndonëse kufoma është gjetur në mëngjes, dyshohet që vdekja të ketë ndodhur gjatë natës, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për veprën penale të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Muça prej shumë kohësh ka qenë i papunë ndërsa kishte nisur si roje vetëm dy muaj më parë. Madje të njëjtat burime nga grupi hetimor saktësojë gjithashtu se 60- vjeçari ishte i pasiguruar dhe punonte në të zezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›