E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqata e Njësive Bashkiake të Tiranës i kërkon Ramës reflektim për buxhetin e 2009

>Dje shoqata e Njësive Bashkiake të Tiranës nëpërmjet kryetarit të saj Edmond Halebi deklaroi se:Me keqardhje dëgjuam dje deklaratën e Kryetarit të Bashkisë, Z.Edi Rama ku theksoi se buxheti i vitit 2009 u hodh poshtë për arsye politike, kur në të vërtetë është e kundërta dhe për këtë, ne si Shoqatë e Njësive Bashkiake jemi shprehur qartë përpara se ky projekt të kalonte në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sipas Halebit shoqata e minibbashkive i ka kërkuar Këshillit në emër të qytetarëve dhe qytetareve të Tiranës për të bërë ndryshime në këtë buxhet bazuar në kërkesat e tyre dhe jo për të shprehur mllef politik.
 Shoqata e minibashkive ka akuzuar Ramën se  buxheti është një kopje buxhetit të investimeve apo projekteve të parealizuara për vitin 2008.   Paraqitja e prioriteteve nga ana Njësive Bashkiake nuk janë kërkesa vetëm të kryetarëve të tyre, por rrjedhojë e konsultimit dhe votimit të Këshillave të Njësive Bashkiake.   Ne jemi sot këtu si shprehës të vullnetit të komuniteteve që përfaqësojmë dhe si mbrojtës të intereseva të tyre jashtë përkatësive politike për ti kërkuar Z. Rama, të marrë në konsideratë prioritetet e kërkuara nga Njësite Bashkiake, Këshillat Bashkiake dhe banorët e tyre, ti pasqyrojë ato në projekt buxhet dhe të mos bëhet pengesë për realizimim e investimeve që ky  buxhet të jetë realisht për qytetarët e Tiranës, ka thënë Halebi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›