E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, gjendet trupi i masakruar i një gruaje

Trupi i pajetë i një femre me kokë dhe gjymtyrë të prera është gjetur mbrëmjen e djeshme në fshatin Ravonik në Korçë.

Kufoma e masakruar është gjetur në vendin e grumbullimit të plehrave në një qese plasmasi nga disa persona të cilët lajmëruan më pas policinë.
 

Menjëherë në vendngjarja kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë kqyrur kufomën ku rezultoi se trupit i mungonin koka dhe gjymtyrët.

Sipas policisë gruaja është masakruar me thikë ndërsa policia thekson se në qese ishin edhe veshjet e viktimës, një palë tuta dhe një kanatiere.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identitetin e viktimës si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›