E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla: Takimi në Tiranë, institucional, jo personal

Kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla ka deklaruar se takimi mes minatorëve dhe përfaqësuesve të “ACR”, është institucional dhe jo personal. Sipas tij, takimi që pritet të zhvillohet nesër në Tiranë në Ministrinë e Punës, mes minatorëve dhe përfaqësuesve të “ACR”, është sipas Nenit 181 të Kodit të Punës.
 

Po ashtu, Nikolla ka deklaruar se ministri i Punës përfaqëson qeverinë. Reagimi i kreut të Konfederatës së Sindikatave ka ardhur pas deklaratës së kompanisë “ACR”, për të mos negociuar me Kolë Nikollën dhe me askënd tjetër, përveç Bordit Drejtues.
 

Minatorët vendosën, që nesër në orën 12:00 të zhvillojnë takimin me përfaqësuesit e “ACR” në ministrinë e Punës për të nënshkruar një marrëveshje, që do të jetë pjesë e kontratës kolektive, që ka lidhur kjo sindikatë.
 

Kërkesat e minatorëve
-Realizimi i investimeve për hapjen e thellësisë nga niveli i 16-të në nivelin e 20-të, që do të kryhet brenda dy viteve.
-Rritja e pagës 20% e panegociueshme.
-Plotësimi i kushteve të punës, dushi, restoranti, uji i ngrohtë, uji i ftohtë.
-Problem i largimit të drejtorit Medat Zogu.
-Pagesa e ditëve të grevës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›