Korce gjykata denon kater pedofilet

Gjykata e Korçës dënoi me burg babain tutor, që shfrytëzonte vajzat e mitura për prostitucion, dhe të akuzuarit e tjerë për pedofili. Gjykata vendosi masën që kishte kërkuar prokuroria më parë, 15 vjet burg për Pëllumb Mullain, babai i 2 vajzave të shfrytëzuara, dhe po nga 15 vjet burg secilit për klientët, Andrea Nameti, 69 vjeç dhe Skënder Korollarin. Për klientët e moshuar, Nevruz Kollani, 82 vjeç dhe Ndoci Koçi, 86 vjec, vendosi nga 10 vjet burg për secilin. 51-vjeçari, Pëllumb Mullai u arrestua në muajin prill pasi akuzohet se ka shfrytëzuar për dy vjet me rradhë dy vajzat e tij të mitura, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç për ushtrim prostitucioni. Në pranga u vendosen dhe 4 klientët që kryenin marrëdhënie seksuale me vajzat në mënyrë sistematike, kundrejt një shume prej 2000 lekësh.