Baste ne hetim Bufon e Kanavaro

Dhjetë ndeshje të trukuara, mes të cilave 3 të Serisë A, 20 futbollistë të përfshirë, por edhe “spiunë” në Ligën Italiane të Futbollit. Pjesa e dytë e skandalit të basteve po përhapet edhe më shumë. Madje, në një telefonatë të përgjuar të njërit prej të arrestuarve, dalin edhe emrat e tre lojtarëve të kombëtares italiane, që cilësohen si bastexhinj të mëdhenj: bëhet fjalë për Bufon, Gatuzon e Kanavaron.
Telefonata është e 30 shtatorit të kaluar, bisedë e regjistruar në makinën e Nikola Santonit, ish-përgatitësit të trajnerëve te Ravena, i arrestuar disa ditë më parë. Duke folur për zhvillimin e hetimeve, për rolin e Kristiano Donit dhe Atalantës me një person me pseudonimin Marinjo, Santoni tha se “futbolli është i gjithi i manipuluar, është I kalbur… pastaj është edhe Bufon që luan… luan edhe ai. Hedh baste me vlerë 100 deri 200 mijë euro në muaj… Përveç atij janë edhe Gatuzo, Kanavaro… janë të sëmurë”.
Biseda është cilësuar si mjaft e rëndësishme nga hetuesit, të paktën përsa i takon Atalantës, pasi Santoni theksonte se “edhe klubi është I përfshirë… e për këtë arsye është e kot që ta braktisin Donin”. Megjithatë, përsa I takon përfshirjes së tre lojtarëve të Kombëtares italiane, nuk janë gjetur prova apo elementë që hetimi të thellohet.
Ekzistojnë dyshimet se bëhet fjalë për një bisedë që lidhej me hetimet e zhvilluara pak kohë përpara startit të Botërorit 2006, ku të gjitha akuzat ndaj Bufon dhe Gatuzos, më pas fitues të evenimentit në Gjermani me “axurrët”, u hodhën poshtë.