E Shtunë, 31 Tetor 2026

mimet ne tregjet e kryeqytetit

Bashkia e Tiranës ka dyfishuar numrin e inspektorëve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, Tatim -Taksave dhe Policisë Bashkiake, në të gjithë tregjet e kryeqytetit, me qëllim parandalimin e abuzimit me çmimet, edhe në këto ditë të fundit, në prag të ndërrimit të viteve. Zëvendës kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe drejtues të Policisë Bashkiake ishin sot në tregun pranë lulishtes “1 Maji”. Panariti bëri me dije, se edhe gjatë ditës së sotme, është vënë re stabilitet i çmimeve në tregjet e Tiranës. Zëvendëskryetari i Bashkisë shprehu vendosmërinë, për të vijuar me monitorimin e tregjeve deri më 31 dhjetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›