Kosovë, edhe 8 raste të reja me A/H1N1
PRISHTINE- Tetë persona janë konfirmuar si të infektuar me gripin e derrave, gjatë ditës së sotme. Por Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk ka vend për panik. 220 mijë vaksina vijnë në dhjetor nga OBSH. Qeveria dhe MSH janë në proces të blerjes edhe të 500 mijë vaksinave të tjera
Gripi i derrave duket se ka nisur të përhapet me të madhe në Kosovë. Vetëm gjatë ditës së sotme, janë paraqitur 21 raste të dyshuara. Analizat kanë treguar se tetë prej tyre janë të prekur nga A/H1N1bwri tw ditur në orët e mbrëmjes, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. Ai shtoi se të gjithë të prekurit janë në gjendje stabile shëndetësore.
Numri i të infektuarve me virusin e ri, përfshirë në vendbanimet serbe, të cilët nuk i raportojnë rastet tek autoritete shëndetësore të Kosovës, kështu ka arritur në 53. Megjithatë, autoritetet shëndetësore në Prishtinë konsiderojnë se situata epidemiologjike nuk është alarmante.
Më herët gjatë ditës, kryetari i Komitetit Nacional për Sëmundje Infektive, Jusuf Dedushaj, kishte bërë të ditur për dy rastet e infektuara, një vajzë e moshës së vogël nga Prishtina dhe një i rritur nga Gjakova. “Dje pasdite janë konfirmuar edhe dy raste të reja të gripit AH1N1, kurse sot janë tri raste të dyshimta. Në Kliniken Infektive prej dy rasteve, të dy janë në gjendje të mirë, njëri vjen nga Gjakova dhe ka marrë terapinë dhe është kthyer në shtëpi, dhe edhe kjo goca besoj se sot shkon në shtëpi, se është mirë”, ka thënë Dedushaj.
Ai ka shpjeguar se çdo mëngjes, Prishtina kontakton me institutet rajonale dhe i mbledh informatat. “Ne kemi kontakt edhe me shkollat në shkallë vendi, kështu që për momentin situata është e qetë, por nuk do të thotë që nesër nuk ndodh diçka tjetër”, ka deklaruar kryetari i Komitetit Nacional për Sëmundje Infektive.
Ndërkohë, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë konfirmuar se OBSH-ja do të sjellë në muajin dhjetor 220 mijë vaksina kundër gripit të derrave. “100 mijë vaksina do të vijnë në fillim të dhjetorin, kurse 120 mijë të tjera do të vijnë nga mesi i dhjetorit”, tha zëdhënësi Hoti, duke pohuar po ashtu se Qeveria e Kosovës është gati të blejë 500 mijë vaksina tjera.
Bëhet e ditur se pas mbërritjes së këtyre vaksinave, do të fillojë edhe vaksinimi i popullatës, që pritet të jetë diku kah mesi i dhjetorit.
Ndërsa drejtoresha e Qendrës Shëndetësore në Graçanicë, Rada Trajkoviç, ka thënë se në rajonet në Kosovës, me shumicë serbe, janë regjistruar 22 fëmijë dhe katër pacientë të rritur me virus të gripit të ri. Sipas saj, gjendja e pacientëve është e qëndrueshme. Trajkoviq i ka thënë agjencisë B92 se Qendra Shëndetësore në Graçanicë i ka të gjitha ilaçet e nevojshme dhe pajisjet mbrojtëse parandaluese dhe se situata është nën kontroll.
Ajo ka shtuar se është e gatshme që vaksinat kundër gripit t’i kërkojë nga institucionet në Prishtinë, sikurse dhe ato në Beograd.
(m.a/express/BalkanWeb)