E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premtimi kryetarit Rama ne aktivitetin e organizuar per Diten e Nenes

“Pa ty jam asgjë”. Me këto fjalë kryesocialisti Edi Rama shprehu mirënjohjen ndaj nënës së tij, Anetës, gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga PS me rastin e Ditës së Nënës. Përballë nënave të tyre, edhe socialistët e tjerë nuk i kursyen falënderimet, ndërsa u angazhuan që të mos përfshijnë në betejat politike familjet e kundërshtarëve.
Në Ditën e Nënës, bijtë dhe bijat e PS-së u mblodhën në Hotel Rogner për të shprehur publikisht mirënjohjen për gruan që i solli në jetë. 

Kryetari Rama e konsideroi veten me fat që ka ende pranë të ëmën. 

Më pas, Rama e ftoi atë që t’i shkulë veshin për gabimet e kryera. Por dashuri e nënës, e ktheu në puthje. 

E kapur në befasi, e shoqja e Ramës, Linda, nënvizoi mirënjohjen për të ëmën, e cila tha se I është dashur të përballojë sulmet politike të rivalëve të dhëndrrit të saj. 

Ndërsa çmimin e simpatisë dhe humorit, e fitoi e ëma e deputetes së Durrësit, Klodiana Spahiu. 

Socialistët premtuan se nëse vijnë në pushtet, familjet e kundërshtarëve të tyre, nuk do të bëhen pjesë e luftës politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›