USA në gjendje të rëndë ekonomike si në Depresionin e Madh
Ekonomia e USA nuk ishte ndodhur në një gjendje kaq të rëndë ekonomike që prej viteve 1974-1975, dhe nëse vazhdon kështu krahasimi me i përshtatur do të jetë me Depresionin e Madh,ke thënë dje Shefi Ekzekutiv i General Electric Jeff Immelt. Immeltt në një intervistë të lëshuar për Wall Street Journal Executive Breakfast ka deklaruar: Gjendemi në të njëjtën situatë qe ishim në vitet 74-75. kur ke arritur ne një situatë të tillë si kjo nuk ndalesh dot deri sa të arrish atë të vitit 1929.
kjo është ndryshe nga rëniet e tjera në të cilat un fatkeqësisht kam marr pjesë. Në këto kohëra përballemi me mungesën e likuiditetit. Kur kjo gjë mungon është i vështirë kthimi mbrapa. Kjo është arsyeja pse rëndësia e qeverisë është kaq e rëndësishme. Ai gjithashtu shtoi se në vizitat e tij të kohëve të fundit në Indi, Turqi dhe Lindje të Mesme, gjendja dhe morali nuk ishin në një gjendje aq të rëndë sa ne USA. Kryesisht sepse këto vende nuk kanë të njëjtin nivel jetese si Amerika apo Britania.
Veprimet e ndërmarra nga qeveria që nga koha e përshpejtimit të krizës në shtator 2008 kanë stabilizuar tregjet e kredive aq mire sa mund të ishte e mundur, tha Immelt. Por shërbimet financiare ngelen vende të vështira për ndërhyrje. Për më tepër është dhe regresi ekonomik botëror i cili nuk ndihmon aspak në ngritjen e moralit
Email This Klikime: 12