E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, hemohet aksidentalisht me pesticide, vdes 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm në Korçë pasi është helmuar aksidentalisht me pesticide.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëngjergj të Korçës ku 42-vjeçari Erzen Fakillari është helmuar ndërsa ishte duke spërkatur bimët me pesticide.
Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Korçës por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qarkun e Korçës. Një 7-vjeçar është plagosur në fshatin Leminot pasi ka rënë aksidentalisht nga taraca.
Mësohet se 7-vjeçari ishte duke luajtur në tarracën e banesës së tij por ka rënë aksidentalisht nga lartësia.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›