E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohen 2 persona për falsifikim dokumentash

Policia e kryeqytetit gjatë operacionit të koduar "Dokumenti", ka bërë të mundur arrestimin e dy personave për falsifikim dokumentash. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Skënder Priska 56 vjeç, i dënuar më parë për "Falsifikim dokumentash" dhe Artan Gjoni, 43 vjeç.
Sipas policisë, pas një periudhe 4 mujore hetimi u arrit kapja e tyre si dhe zbulimi e dokumentimi i aktivitetit të tyre kriminal në fushën e fallsifikimit të dokumentave të ndryshme zyrtare.
Dy personat u kapën në flagrancë në ambjentet e një lokali në pronësi të shtetasit Skënder Priska e ndodhur në afërsi të "21 Dhjetorit" në Tiranë.
Policia ka dokumentuar tërësisht aktivitetin e tyre në fushën e falsifikimit të dokumentave zyrtare e kryesisht çertifikata, leje drejtimi kombëtare dhe ndërkombëtare, dokumenta të huaja automjetesh, dokumenta shkollore të ndryshme të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprave penale "Fallsifikimi i dokumentave", "Fallsifikimi i vulave, stampave ose formularëve" dhe "Falsifikimi i akteve të gjëndjes civile".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›