Pogradec, plagosi borxhliun për 5 milion lekë, prangoset autori
Policia e Pogradecit ka ndalur shtetasin Vasfi Mançellari, 45 vjeç, nën akuzën e plagosjes me dashje. Mançellari, banor i lagjes 4 të qytetit liqenor ka thirrur në një takim një të njohurin e tij me të cilin kishte një problem borxhi. I ndaluari i policisë i ka dhënë hua Dervish Kaprit 5 milion lekë të vjetra më shumë se dy vjet më parë, por nuk i është kthyer asgjë nga kjo shumë e konsiderueshme.
Në këto kushte agresori ka thirrur për sqarim Kaprin duke i kërkuar një kohë reale të shlyerjes së borxhit, teksa ky i fundit i ka pohuar se nuk mund ti përgjigjej në këto momente. Në lokalin ku janë takuar dy pogradecarët ka plasur sherri, ndërsa Vasfi Mançellari e ka rrahur duke i thyer një karrige në trup borxhliut, duke i shkaktuar dhe disa dëmtime trupore. I dëmtuari është shtruar në spitalin e Pogradecit ku po merr mjekimet e duhura, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.