E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj-mazhorancës: Opozita, e vendosur për zgjedhje të lira

Opozita në seancën e djeshme plenare braktisi sërish sallën, duke deklaruar se nuk heq dorë nga kërkesa e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe për t'i dhënë të gjithë shqiptarëve të drejtën kushtetuese të votës. Kryetarja e grupit parlamentar të PS, Valentina Leskaj theksoi se gjendja e parlamentit është e mjerueshme, deputetët janë të painformuar, ndërkohë që mazhoranca merr vendime të rëndësishme, duke përfituar nga mungesa e deputetëve të opozitës. "Ky parlament është vënë në pozitë mjerane. Në mënyrën se si funksion ai nuk funksion as komuna më e humbur e vendit", tha Leskaj, duke përcjellë shqetësimin e PS-së për mosfunksionimin e sistemit të votës që ngriti mazhoranca. Sipas saj, sistemi që aplikon qeverisja po rrezikon ushtrimin e të drejtës së votës, që duhet të jenë në gjendje të votojnë pavarësisht nga gjendja ekonomike apo sociale, dhe kjo mbetet e rrezikuar, për sa kohë që masat gjysmake të qeverisë, kanë krijuar konfuzion për të dy palët si për përfituesit dhe për zbatuesit, pushtetin vendor, që duhet të zbatojnë këtë vendim. Ajo tha se kjo situatë lë shteg për arbitraritet dhe abuzivizëm. Ata që përfitojnë nuk dinë si të veprojnë, kurse vendorët nuk kanë në dorë ende vendimin", tha Leskaj. Sipas saj, janë mijëra të varfër që janë shpërngulur nga fshati në qytet, nuk përfitojnë ndihmë ekonomike dhe për këtë nuk përfitojnë as nga ulja e tarifës. Ka shumë të papunë që nuk konsiderohen, sepse nuk janë të regjistruar dhe nuk përfitojnë nga pagesa e papunësisë. "Sistemi i aplikimit ka probleme të shumta. Në 111 komuna nuk kanë filluar ende aplikimet, edhe pse kryeministri ka thënë dje për çështjen e transportit ajo nuk është zgjidhur. Komunat janë larg dhe njerëzve u duhen 5 -6 orë për të arritur stacionet e aplikimit",  theksoi më tej ajo, duke shtuar se opozita ka një vit që ngre shqetësimin dhe qeveria duhet t'i kishte parapritë. Opozita i ka bërë thirrje Berishës të provojë se e ka seriozisht çështjen e demokracisë funksionale. "Thirrje mazhorancës të mos marrë peng të ardhmen e vendit, por të dëgjojë zërin e opozitës për të shpëtuar zgjedhjet e lira. PS është e interesuar për pajisjen në kohë të zgjedhësve dhe është e vendosur të kërkojë zgjedhje të lira. Ne nuk do të lejojmë që njerëzve tu privohet e drejta e votës", u shpreh Leskaj. Ajo sqaroi se opozita ka ardhur në parlament, por ai nuk është më i tillë, por ngjan me një mbledhje të PD-së. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. Sipas tij, e gjitha kjo është një lojë e PS, për të prishur zgjedhjet e Qershorit. "PS nuk kërkon karta identiteti, por kërkon shkak për të prishur zgjedhjet e 28 Qershorit që i ka të humbura. Shqipëria do të votojë kur e kërkon Kushtetuta, jo kur do Edi Rama", tha Patozi. Sipas tij kërkesat e PS-së bien poshtë krahasuar me numrin e aplikuesve në vend për dokumentet e reja të identifikimit që do ti përfaqësojnë në zgjedhje shqiptarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›