Korçë, interes i ulët i studentëve
Korçë- Rreth 500 vende janë ende të lira në universitetin juglindor të vendit. Lajmi konfirmohet nga zëvendësrektori Ali Jashari, që u shpreh se në universitet kanë mbetur 480 vende bosh sipas kuotave të përcaktuara nga MASH. Duke nisur nga degët cikli i ulët, matematikë-fizikë, por dhe në Fakultetin e Bujqësisë, si çdo vit tjetër, vihet re një numër shumë i kufizuar studentësh. Sipas Jasharit, vendet e lira janë krijuar për shkak se mjaft studentë nuk kanë arritur në kohë të paraqesin dokumentet e tyre, ndërsa universitetet private duket se janë një arsye më tepër për vendet vakante. Për universitetin e Korçës, Ministria e Arsimit ka planifikuar 1210 vende, prej të cilave janë zënë deri tani 730. Për herë të parë në universitetin “Fan Noli” ka një numër kaq të madh vendesh bosh, teksa Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të shkojë drejt mbylljes së plotë, pasi interesi për të është thuajse minimal.